Favoriti i ri për nënshkrimin e Ter Stegen zbulohet

Barcelona po shqyrton mundësinë e huazimit të portierit Marc-André ter Stegen gjatë dritares dimërore të transferimeve.

Kapiteni i ekipit katalanas nuk është pjesë e planeve të trajnerit Hansi Flick për pjesën e mbetur të sezonit, dhe duke marrë parasysh pagën e tij të lartë, klubi kërkon të ulë shpenzimet deri në verë. Interesi për Ter Stegen është i madh, veçanërisht nga klubet e Premierligës, por një transferim te Aston Villa nuk do të ndodhë, pasi ata janë të kënaqur me portierët e tyre aktualë, Emiliano Martinez dhe Marco Bizot.

Në anën tjetër, Girona është shprehur e gatshme të sjellë Ter Stegenin për të konkurruar me Paulo Gazzanigan, ndërsa Dominik Livakovic pritet të largohet. Ky transferim do t’i ofronte portierit gjerman një mundësi të mirë për minuta të vazhdueshme në fushë, një aspekt kyç për të mbajtur vendin e tij në kombëtaren gjermane për Kupën e Botës 2026.

Situata e Ter Stegen mbetet ende e hapur, por Girona duket favorite për të siguruar shërbimet e tij në pjesën e mbetur të sezonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *