Faza e Parë e Planit të Paqes në Gaza: Çfarë Pritet?

Donald Trump ka bërë të ditur se Izraeli dhe Hamasi kanë pranuar fazën e parë të një plani për paqe në Gaza, deklaratë që ai e shpërndau përmes platformës Truth Social.

Ai theksoi se ky hap do të sjellë lirimin e pengjeve dhe tërheqjen e trupave izraelite, duke synuar një paqe të qëndrueshme. Më pas, qeveria izraelite pritet të ratifikojë një marrëveshje armëpushimi, që do të mundësojë ndalimin e luftimeve.

Sapo të miratohet nga të dyja palët, armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë. Izraeli do të tërheqë forcat brenda 24 orëve, ndërsa Hamasi do të lirojë pengjet izraelitë përfshirë edhe ato të vdekur brenda 72 orëve.

Pas lirimit të pengjeve, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë dhe 1,700 banorë të Gazës të ndaluar që prej 7 tetorit. Ndihma humanitare gjithashtu do të rritet në 600 kamionë në ditë.

Megjithatë, marrëveshja duhet ende të ratifikohet nga qeveria izraelite. Armëpushimi duhet të qëndrojë i qëndrueshëm dhe Hamasi duhet të çarmatoset në fazën e dytë të planit.

Qeverisja e ardhshme e Gazës mbetet një çështje e hapur pasi Hamasi kërkon që ajo t’i lihet vetëm një qeverie palestineze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *