Përfaqësuesja e Shqipërisë është gati për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë, e cila do të zhvillohet nesër në Leskovc, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Trajneri Sylvinho dhe futbollistët e tij kanë përfunduar stërvitjen e fundit në prag të kësaj përballjeje vendimtare për vendin e dytë në grup. Në një detaj që nuk kaloi pa u vënë re, gjatë përgatitjeve në stadiumin “Duboçiça”, Federata e Futbollit e Serbisë nuk kishte vendosur flamurin shqiptar.
Megjithatë, në ekranin e madh të stadiumit ishte shfaqur një mesazh mikpritës në shqip, anglisht dhe serbisht: “Mirë se erdhët”. Kujtojmë se situata të ngjashme janë vërejtur edhe më parë, si në ndeshjen e vitit 2014 në Beograd.
Përballja e nesërme pritet të fillojë në orën 20:45, dhe përfaqësuesja shqiptare synon të dalë me rezultat pozitiv nga ky duel.

Leave a Reply