Fëmija 2-vjeçar në Maqedoni humb jetën nga plumb qorr

Një ngjarje tragjike ndodhi në zonën e Gazibabës në Maqedoni të Veriut, ku një fëmijë humbi jetën pas goditjes nga një plumb qorr natën e ndërrimit të viteve.

Fëmija dhe nëna e tij po shijonin fishekzjarrët para shtëpisë kur ndodhi incidenti fatal. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, dëmtimi në tru ishte aq i rëndë sa ndërhyrja kirurgjikale ishte e pamundur.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se fëmija qëndroi nën mbikëqyrje intensive në Klinikën e Neurokirurgjisë, ku iu administrua ventilim mekanik dhe terapi të ndryshme, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme po heton rastin dhe ka zhvilluar biseda me prindërit e fëmijës për të sqaruar rrethanat.

Prokuroria Publike ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e fëmijës, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të kuptuar më shumë mbi këtë ngjarje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *