Fëmijë i mitur i lënduar nga aksidenti me veturë në Zhabar

Një fëmijë 7-vjeçar është plagosur në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Zhabar.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Veriu.info se ngjarja u zhvillua rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok. Sipas Zahitit, një veturë ka goditur këmbësorin e mitur, i cili është transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka filluar hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *