Detaje të reja janë zbuluar lidhur me sulmin me thikë ndaj Iris Stalzer, kryebashkiakes së zgjedhur të Herdecke në Gjermani.
Stalzer, e cila pritet të marrë detyrën muajin e ardhshëm, u gjet e plagosur rëndë në banesën e saj të martën. Në gjendje të qëndrueshme, pas dërgimit me helikopter në spital, ajo përmendi vajzën e saj si të dyshuarën kryesore, sipas burimeve policore.
Policia ka arrestuar vajzën 17-vjeçare dhe djalin 15-vjeçar të Stalzerit, të cilët janë në paraburgim. Raportohet se vajza e saj kishte lajmëruar shërbimet emergjente, duke pretenduar se sulmi ndodhi si rezultat i një tentative grabitjeje jashtë shtëpisë.
Megjithatë, hetimet zbuluan se sulmi ndodhi brenda shtëpisë, ku u gjetën dy thika dhe rroba të gjakosura. Prokurori Bernd Haldorn e cilëson rastin si dëmtim trupor, duke planifikuar lirimin e të miturve nën kujdesin e mirëqenies së të rinjve, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar masat e ardhshme.

Leave a Reply