Ferit Idrizi, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, ka reaguar ndaj akuzave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, të cilat e fajësojnë PDK-në për bashkëpunim me “serbët e Prelluzhës”.
Idrizi i ka quajtur këto akuza të pabaza dhe diskriminuese, duke theksuar se ai synon të jetë kryetar për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie. Në një intervistë për Gazetën Insajderi, Idrizi deklaroi se koalicionet e LDK-së janë vendime të tyre dhe se ai nuk ka bërë asnjë marrëveshje politike për zgjedhjet e 9 nëntorit.
Ai shpjegoi se angazhimi i tij në Prelluzhë ka të bëjë vetëm me zhvillimin dhe investimet infrastrukturore, si asfaltimi i rrugëve. Idrizi theksoi se është i sigurt dhe i qetë përballë zgjedhjeve, duke nënvizuar se bashkëpunimi i tij është vetëm me qytetarët dhe jo me ndonjë subjekt politik.
Ai deklaroi se nuk i dallon qytetarët sipas përkatësisë etnike dhe është i përkushtuar për të gjithë.

Leave a Reply