Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili synon një mandat të dytë, ishte i pranishëm në emisionin “Pressing” në T7 të enjten. Gjatë intervistës, ai diskutoi për projektet kryesore të realizuara gjatë mandatit të tij, duke përfshirë ndërtimin e sheshit të Lirisë, që ai e konsideron një zonë të frekuentuar dhe të vlerësuar nga bizneset lokale.
Idrizi u ndal edhe te çështja e qenve endacakë, një problem që, sipas tij, është zgjidhur në Vushtrri. Ai theksoi se komuna ka menaxhuar me sukses situatën përmes një tenderi prej 300 mijë eurosh, ku kompanitë veterinare janë angazhuar për trajtimin dhe strehimin e qenve sipas ligjeve në fuqi. Idrizi premtoi ndërtimin e një strehimoreje në zonë malore për këta qenë në mandatin e ardhshëm.

Leave a Reply