Ferizaj: 31 aksidente dhe 1530 gjoba në javën e fundit

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë periudhës nga 1 deri më 7 dhjetor, ka intensifikuar përpjekjet për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në këtë javë, janë vendosur 1,530 gjoba kundërvajtëse dhe janë pezulluar 28 patentë-shoferë për shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Gjatë kësaj periudhe, janë raportuar 31 aksidente, nga të cilat 15 kanë rezultuar me lëndime fizike të 19 personave, ndërsa 16 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autoritetet e Ferizajt kanë siguruar se do të vazhdojnë të jenë të pranishme në terren për të rritur sigurinë dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve. Qytetarët janë inkurajuar të bashkëpunojnë duke raportuar çdo shkelje përmes stacionit më të afërt policor ose përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”.

Këto masa kanë për qëllim rritjen e sigurisë në rrugët e Ferizajt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *