Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar përpjekjet për të parandaluar aksidentet në rrugë.
Gjatë javës së kaluar, nga 20 deri më 26 tetor 2025, autoritetet kanë shqiptuar 1,717 gjoba për shkelje të ndryshme në trafik. Në të njëjtën periudhë, janë pezulluar 33 leje drejtimi për drejtuesit që kryen shkelje të rënda, raporton Arbresh.info.
Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar gjithsej 40 aksidente. Nga këto, 20 aksidente kanë rezultuar me lëndime, ku janë plagosur 28 persona, ndërsa 20 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia e Ferizajt ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga shoferët dhe respektim të rregullave të trafikut për të reduktuar numrin e aksidenteve. Iniciativat për rritjen e sigurisë rrugore do të vazhdojnë./Arbresh.info/

Leave a Reply