Ferizajasja dorëzon në polici 500 euro të gjetura në rrugë

Një akt i ndershëm qytetar është regjistruar në Ferizaj të hënën, ku një grua ka gjetur një shumë parash në një parking dhe e ka dorëzuar menjëherë në polici.

Rreth orës 18:00, M. Thaqi, 45 vjeçe, ka zbuluar 470 euro në tokë në parkingun e një qendre tregtare dhe pa vonesë i ka çuar paratë në Stacionin Policor të Ferizajt.

Pas disa orësh, në orën 20:30, një qytetare nga Kaçaniku, D. F., ka raportuar humbjen e një shume parash.

Policia ka bërë verifikimet e nevojshme dhe ka vërtetuar se bëhej fjalë për të njëjtën shumë. Të nesërmen, më 23 dhjetor 2025, paratë i janë kthyer pronarit të ligjshëm.

Policia Rajonale e Ferizajt ka shprehur mirënjohjen për M. Thaqi, duke e konsideruar veprimin e saj si një shembull të shkëlqyer të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit efektiv me autoritetet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *