Reperi i njohur Fero ka ndarë detaje nga sfidat e tij të vazhdueshme me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajlin, lidhur me kujdestarinë e vajzës së tyre.
Në një intervistë në emisionin “Mirëmbrëma yje”, ai zbuloi se ka kaluar një vit pa e parë vajzën e tij, Ninën, dhe kërkoi ndihmë nga institucionet për të zgjidhur këtë çështje. Fero shpjegoi se emocionet e tij kanë ndikuar në mënyrën se si ka reaguar ndaj ish-partneres, duke pranuar se ka kërkuar falje për çdo fjalë të papërshtatshme që mund të ketë thënë.
Ai kujtoi se hera e fundit kur e takoi vajzën ishte më 5 tetor në Gjilan. Reperi gjithashtu shprehu zhgënjimin për mosrespektimin e vendimit të gjykatës, i cili i jepte të drejtën ta takonte vajzën dy herë në muaj.
Ai theksoi se ka dërguar vazhdimisht kërkesa në prokurori dhe ministri për të realizuar të drejtën e tij për takim.

Leave a Reply