Festa me alkool në orar pune në Pejë, të përfshirë zyrtarë shëndetësorë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë ka ndodhur një incident i cili ka ngjallur reagime.

Stafi i Urgjencës, përfshirë figura të rëndësishme institucionale, janë fotografuar duke festuar në ambiente zyrtare, me prezencën e drejtuesve si drejtori komunal i Shëndetësisë, Petrit Loci, dhe kryeinfermieri Damir Turjaka. Kjo ngjarje ndodhi në muajin shtator.

Në një fotografi të siguruar nga Gazeta Insajderi, shihet një tavolinë e mbushur me ushqime dhe një shishe pije alkoolike e markës “Jägermeister”, e maskuar me etiketën e Coca-Colës. Tre persona me uniforma zyrtare janë kapur duke festuar brenda zyrave të Urgjencës, në kohë zyrtare.

Petrit Loci, drejtori i Shëndetësisë, ka pranuar se ishte i pranishëm në momentin e realizimit të fotografisë, por ka mohuar pjesëmarrjen në festë, duke theksuar se ishte aty për të marrë informacione për një rast tragjik. Kryeinfermieri Turjaka gjithashtu ka mohuar kategorikisht konsumimin e alkoolit, duke sfiduar çdo pretendim për përdorimin e tij.

Megjithatë, fotografia e publikuar tregon ndryshe, me shishen e Jägermeister-it të dukshme në sfond.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *