Skocia siguroi një vend në Kupën e Botës pas një fitore të paharrueshme 4-2 ndaj Danimarkës, me festimet e tifozëve që shkaktuan një dridhje të vogël sizmike.
Sipas British Geological Survey (BGS), entuziazmi i tifozëve krijoi një “tërmet jashtëzakonisht të vogël” kur Kenny McLean shënoi një supergol nga gjysma e fushës në kohën shtesë. Në stadiumin “Hampden Park”, ku ishin mbledhur 49,087 tifozë, u regjistruan lëkundje që përkojnë me nivelin -1 deri në 0 në shkallën Rihter.
Ky moment historik siguroi kualifikimin e parë të Skocisë në Kupën e Botës që nga viti 1998, duke u bashkuar me Anglinë për Botërorin 2026. Një tjetër valë energjie u shkaktua nga goli i tretë i Skocisë, kur Kieran Tierney shënoi në minutën e 93-të.
Sipas ekspertëve, energjia e prodhuar arriti deri në 200 kW, e barasvlershme me fuqinë e 25-40 baterive të makinave. BGS konfirmoi se dridhjet u regjistruan nga një stacion sizmik në Glasgow, vetëm 2 kilometra larg stadiumit.
Ndërkohë, Skocia përjetoi edhe një tërmet natyror me magnitudë 2.5 në Pubil, Perth and Kinross, disa orë para ndeshjes.

Leave a Reply