Fetahaj dedikon fitoren një tifozi të arrestuar në Mal të Zi

Në kuadër të xhiros së 14-të të Ligës së Parë, skuadra e Lirisë ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Besës së Pejës me rezultat 3-1, në një ndeshje të zhvilluar jashtë fushe.

Pas kësaj fitoreje, një prej lojtarëve kryesorë të ekipit, Liridon Fetahaj, ka bërë një dedikim të veçantë në rrjetin social Facebook. Fetahaj ia dedikoi suksesin grupit të tifozëve “Arpagjik’t” dhe veçanërisht tifozit Arber Marashi, i cili u arrestua nga policia malazeze pas një incidenti.

Grupi i tifozëve kishte ndërhyrë për të ndryshuar një grafit të tifozëve të Crvena Zvezdes, duke vendosur simbolet e tyre mbi të, përfshirë vitin e Lidhjes së Prizrenit dhe UÇK-në. Pas incidentit, tifozët hasën probleme me policinë malazeze, por autobusi i tyre u lejua të vazhdonte rrugën drejt Kosovës pas disa orëve, me një shoqërim policor.

Kjo ndodhi pasi ata po ktheheshin nga një udhëtim në Itali, ku kishin mbështetur ekipin e KB Bashkimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *