FFK siguron defibrilatorë modernë për klubet e futbollit

Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetjen e programit UEFA HatTrick, ka nisur një projekt për përmirësimin e sigurisë në fushat e futbollit në vend.

Ky projekt përfshin pajisjen e klubeve të Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë, si dhe ekipet e vajzave, me defibrilatorë të avancuar, të cilët janë thelbësorë në rastet e urgjencave kardiake. Ndër vite, raste të ndryshme emergjente në fushën e gjelbër kanë nxjerrë në pah rëndësinë e këtyre pajisjeve mjekësore.

Për të siguruar përdorimin e duhur, janë organizuar trajnime dhe fushata ndërgjegjësimi. Stafi mjekësor i Kombëtares A të Kosovës ka ndarë përvojat e tyre nga trajnimet e UEFA-s me pjesëmarrësit.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, theksoi se ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në drejtim të sigurisë dhe të ardhmes së futbollit kosovar. Ndërkohë, mjeku Amir Vejseli shprehu nevojën urgjente për këto pajisje në çdo ndeshje dhe seancë stërvitore, duke nënvizuar rolin e tyre në shpëtimin e jetëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *