Gjatë një ceremonie të mbajtur për hedhjen e shortit të Kampionatit Botëror 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada, Presidenti amerikan Donald Trump u nderua me Çmimin e Paqes nga FIFA.
Ky vlerësim u shoqërua me një fjalim ku u përmendën disa arsye për këtë nderim. Një nga arsyet ishte ndikimi i tij në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ku lidershipi i tij u cilësua si kontribues në arritjen e paqes.
Gjatë fjalimit, u theksua se Trump ka ndihmuar në ndërmjetësimin e armëpushimeve dhe promovimin e angazhimit diplomatik, duke krijuar kushte për paqe. Marrëveshjet historike të Abrahamit, të nënshkruara gjatë mandatit të tij, u përmendën gjithashtu si arritje në Lindjen e Mesme.
Nën drejtimin e tij, u sigurua paqe mes disa vendeve, përfshirë Republikën Demokratike të Kongos dhe Ruandës, si dhe Indinë dhe Pakistanin. Trump ka qenë gjithashtu i nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, por ende nuk e ka fituar atë.

Leave a Reply