Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur masa kundër Serbisë pas sjelljeve të tifozëve në ndeshjen kundër Shqipërisë më 11 tetor në Leskovc.
Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur me një shumë prej 87,500 franga zvicerane (rreth 93,981 euro) për veprime të papërshtatshme gjatë intonimit të himnit shqiptar dhe për sjellje diskriminuese të një pjese të tifozëve gjatë ndeshjes. Përveç gjobës financiare, Federata serbe duhet të mbyllë pjesërisht të paktën 25% të ulëseve në stadium për ndeshjen e ardhshme zyrtare të FIFA-s kundër Letonisë, e cila do të zhvillohet në Leskovc.
Gjatë ndeshjes për kualifikimet e Botërorit 2026, tifozët serbë janë përfshirë në thirrje fashiste kundër shqiptarëve dhe veçanërisht Kosovës.

Leave a Reply