Fillon gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, publikohen pamjet

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda ka filluar shqyrtimi gjyqësor për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, po përballen me akuzat për këtë krim. Gjatë seancës së sotme, do të prezantohen provat materiale, përfshirë pamjet e ngjarjes tragjike.

Në seancën e parë, mbajtur më 31 janar 2025, Murseli u deklarua i pafajshëm, ndërsa Plava nuk bëri deklaratë. Kokalla mori vendimin të mos flasë pa konsultuar mbrojtjen.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e ngritur më 15 janar 2025, përfshin edhe Tom Dodajn, i cili është shpallur fajtor dhe dënuar me pesë vjet burg si dhe një gjobë prej pesë mijë euro. Sipas prokurorisë, Murseli, Plava dhe Kokalla kishin planifikuar që vrasja të realizohej nga Plava, kundrejt një pagese prej 30 mijë eurosh nga Murseli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *