Në Mitrovicën e Veriut, në zonën e njohur si “Lagjja e Boshnjakëve”, është vendosur gurthemeli për ndërtimin e një shkolle dhe kopshti për fëmijë.
Këtij akti i priu kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Arsimit, Arbëri Nagavci, dhe kandidatin për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e këtij projekti për të ardhmen e fëmijëve të zonës, duke njoftuar se kostoja e tij do të jetë mbi 4 milionë euro dhe ndërtimi pritet të përfundojë brenda 18 muajsh.
Ky kompleks arsimor do të mirëpresë rreth 500 nxënës, duke përfshirë edhe fëmijët që do të frekuentojnë kopshtin. Ky hap përpara në infrastrukturën arsimore vlerësohet si një investim thelbësor për komunitetin lokal.

Leave a Reply