Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e tribunave lindore në Stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Ky projekt, me një kosto prej rreth 2 milionë euro, përfshin jo vetëm ndërtimin e tribunës së re dhe ulëseve, por edhe mbulimin e tribunave të tjera dhe ndriçimin e fushës, duke lejuar zhvillimin e ndeshjeve në mbrëmje. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë historike të Klubit Futbollistik “Llapi”, themeluar në vitin 1932, nga ku kanë dalë yje si Fadil Vokrri dhe Fevzi Rama.
Ai vlerësoi se ky investim do të ndihmojë në promovimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj që do të kontribuojnë në avancimin e futbollit dhe sportit në përgjithësi. Sipas tij, përmirësimet e planifikuara do ta bëjnë Stadiumin “Zahir Pajaziti” në përputhje me standardet e UEFA-s, duke shtuar mundësitë për arritje të reja në të ardhmen.

Leave a Reply