Fillon numërimi për balotazhin e 9 nëntorit, thotë Çeku

Hajrulla Çeku, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës, u ka bërë thirrje qytetarëve të angazhohen për zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen më 9 nëntor.

Në një postim në rrjete sociale, Çeku theksoi rëndësinë e kësaj date për të ardhmen e Prishtinës. Pas hapjes së fushatës për balotazh, që u zhvillua në kryeqytet me pjesëmarrjen e kryeministrit dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, si dhe përkrahësve të tjerë të lëvizjes, Çeku foli për arritjet e deritanishme në urbanizim, mbrojtjen e mjedisit dhe investimet publike.

Ai theksoi se projektet e nisura duhet të vazhdojnë me përkushtim dhe transparencë, duke theksuar se qeverisja e Vetëvendosjes ka sjellë ndryshime të rëndësishme në Prishtinë. Çeku shtoi se zhvillimi i qëndrueshëm dhe një administratë e përkushtuar ndaj qytetarëve janë thelbësore, duke e cilësuar balotazhin e ardhshëm si një moment vendimtar për drejtimin e kryeqytetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *