Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në qendrat komunale të numërimit, si dhe verifikimi i rezultateve të partive politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.
Ky proces po zhvillohet me transparencë të plotë dhe vëzhguesit janë të pranishëm për të siguruar rregullsinë. Nga rezultatet paraprake, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë rreth 431,442 vota, duke shënuar një rritje krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pësuar rënie, duke marrë vetëm 13.57% të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kaluar pragun zgjedhor me 5.68% të votave, ndërsa Nisma Socialdemokrate ka mbetur nën prag me 1.71%.
Lista Serbe ka siguruar 4.78% të votave. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 44.59%.
Rezultatet nga qendrat e numërimit pritet të transmetohen së shpejti në platformën e rezultateve.

Leave a Reply