Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar nisjen e procesit të regjistrimit për votim për individët me nevoja të veçanta.
Personat që për shkak të aftësisë së kufizuar nuk mund të votojnë në qendrën e tyre të votimit, kanë mundësinë të votojnë në shtëpi përmes ekipeve mobile të KQZ-së. Regjistrimi do të jetë i hapur nga data 11 deri më 21 dhjetor 2025.
Interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës së KQZ-së ose të kontaktojnë Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve për ndihmë. Për më shumë detaje, qytetarët mund të kontaktojnë numrin e WhatsApp/Viber +383 46 13 00 13 ose të telefonojnë pa pagesë në 0800 55 555.
Kjo iniciativë synon të lehtësojë pjesëmarrjen në zgjedhje për të gjithë qytetarët, duke u siguruar që edhe ata me nevoja të veçanta të kenë akses të barabartë në procesin zgjedhor.

Leave a Reply