Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i rinumërimit për 914 vendvotime, që përfshijnë të gjitha komunat e Kosovës.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Vendimi për rinumërim u mor pas verifikimeve të kryera mbi votat e kandidatëve.
Raporti zbulon se më 10 janar 2026, Sekretariati i KQZ-së analizoi videoincizimet nga kamerat e vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale. Gjatë këtij procesi, u identifikuan mospërputhje mes votave të numëruara dhe atyre të shënuara në fletëvotime.
Për të vërtetuar këto gjetje, Sekretariati kreu një verifikim të brendshëm në 2 për qind të vendvotimeve, duke përfshirë 52 vendvotime në të gjithë Kosovën. Deri më 12 janar 2026, nga 33 vendvotime të verifikuara, u konstatuan mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve në krahasim me ato të shënuara në fletëvotime.

Leave a Reply