Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në detyrë, Hajrulla Çeku, ka shprehur urimet e tij për suksesin ndërkombëtar të kinematografisë kosovare.
Në një postim në rrjetet sociale, Çeku bëri të ditur se filmi “Shame and Money”, nga regjisori Visar Morina, është vlerësuar me çmimin Grand Jury Prize në Sundance Film Festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë botërore. Çeku theksoi se ky triumf përfaqëson një arritje të madhe jo vetëm për sektorin e filmit në Kosovë, por edhe për kulturën e vendit në përgjithësi.
Ai shtoi se ky sukses tregon potencialin dhe cilësinë e artistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare. Në përfundim, ministri shprehu urimet e tij për Visar Morinën dhe ekipin e tij, duke përfshirë edhe Qendrën Kinematografike të Kosovës për mbështetjen në realizimin e këtij filmi.

Leave a Reply