Finemi dhe grupi i tij sulmojnë Butrint Imerin në Prishtinë

Një incident i rëndë fizik është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë, ku dy këngëtarë janë përfshirë në një konflikt.

Burime të Veriu.info tregojnë se reperi shqiptar Klejdi Dogjani, i njohur si FINEM, së bashku me disa miq, kanë sulmuar këngëtarin Butrint Imeri. Përleshja ka ndodhur pranë një hoteli në Prishtinë, duke çuar në gjendjen e rënduar të Butrint Imerit, i cili më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Për të konfirmuar ngjarjen, Veriu.info ka kontaktuar zëdhënësin e policisë së Prishtinës, Agron Borovci. Megjithatë, ai ka bërë të ditur se për momentin nuk ka informacione të detajuara pasi është në pushim, por do të përpiqet të mbledhë më shumë të dhëna.

Deri në publikimin e artikullit nuk është marrë një përgjigje zyrtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *