Pas një mosmarrëveshjeje me Benitën dhe Labinotin, Fjolla Morina shprehu dëshirën për të lënë shtëpinë, duke thënë “Eca boll ma”.
Ndërkohë, pasi u fut në dhomën e rrëfimeve, moderatori Alaudin Hamiti zhvilloi një dialog me të, duke e motivuar që të vazhdojë garën. Fjolla shpjegoi se është një person me ndjeshmëri të lartë dhe se po ndjente peshën e lojës.
Ajo theksoi se nuk është presioni, por mënyra si po zhvillohet loja që e ka shqetësuar. “Unë jam tip emocion, kam emocione jam mie shpirt të madh edhe të ndishëm”, tha ajo, duke mos i mbajtur dot lotët.
Në fund, duket se biseda me moderatorin e ndihmoi të reflektonte dhe të merrte një vendim për të qëndruar.

Leave a Reply