Flamuri shqiptar ngrihet sërish në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Federata Serbe ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin “Duboçiqa” në Leskoc për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Gjatë stërvitjes së Kombëtares Shqiptare një ditë më parë, flamuri nuk ishte i pranishëm. Përfaqësues të federatës serbe shpjeguan se vendosja e tij u shty për të shmangur ndonjë incident të mundshëm dhe u premtua se do të vendosej në ditën e ndeshjes.

Ky veprim vjen në një kohë kur tifozët pritet të mbërrijnë në Tiranë për të mbështetur ekipin shqiptar në këtë përballje të rëndësishme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *