Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është optimist për përmirësimin e ekipit, edhe pse aktualisht nuk janë në nivelin e sezonit të kaluar.
Ai beson se gjërat do të përmirësohen, sidomos me rikthimin e disa lojtarëve kyç nga lëndimet. Pedri, i cili ka munguar për më shumë se një muaj për shkak të një dëmtimi muskulor, pritet të jetë pjesë e formacionit titullar në ndeshjen e ardhshme kundër Atletico Madrid.
Bashkë me të do të luajë edhe Frenkie de Jong, i cili mungoi në përballjen me Alaves për arsye familjare. Përkundër këtyre rikthimeve, mbrojtësi Ronald Araujo nuk është i gatshëm të luajë.
Barcelona, që aktualisht kryeson La Ligën pas fitores 3-1 ndaj Alaves, do të përballet me Atletico Madrid, që ndodhet në vendin e katërt me tri pikë më pak. Flick thekson rëndësinë e rritjes së nivelit të lojës, duke pranuar se ekipi duhet të përmirësohet pas rezultateve jo të kënaqshme kundër skuadrave si Chelsea, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Leave a Reply