Real Madrid është në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm, dhe ndër emrat që janë diskutuar është ai i mesfushorit të Manchester City-t, Rodri.
Por, sipas raportimeve të fundit nga “Defensa Central”, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vendosur të mos ndjekë më transferimin e Rodrit. Arsyeja kryesore nuk lidhet me shpenzimet financiare, por me shqetësimet rreth gjendjes fizike të lojtarit.
Rodri ka pësuar një dëmtim serioz vitin e kaluar që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë. Së fundmi, ai u largua i dëmtuar nga ndeshja kundër Brentfordit dhe pritet të mungojë për dy deri në tre javë për shkak të një dëmtimi muskulor.
Pas shqyrtimit të këtyre rrethanave, Perez ka vendosur të mos vazhdojë me transferimin e tij dhe klubi madrilen po shqyrton alternativa të tjera për përforcimin e mesfushës.

Leave a Reply