Shaqir Palushi, afarist nga Kosova dhe themelues i fondacionit “Frutex” dhe “Golden Eagle”, ka ofruar ndihmë financiare për ish-ushtarin e UÇK-së, Xhemë Rexhepi, nga Zhiti i Vitisë.
Rexhepi, i cili prej 17 vitesh është i shtrirë në shtrat për shkak të një sëmundjeje të rëndë, do të përfitojë 10 mijë euro ndihmë. Palushi shprehu keqardhjen që një individ që ka dhënë kontribut për lirinë e Kosovës ka mbetur pa kujdesin e duhur.
Ai theksoi se situata e Rexhepit, i cili ka humbur të dy këmbët si pasojë e sëmundjes, është një çështje që prek ndërgjegjen kolektive të shoqërisë. Gjatë vizitës së tij në Zhiti, Palushi vuri theksin në rëndësinë e përkujdesjes për ata që kanë sakrifikuar për vendin, duke theksuar se duhet të ketë më shumë mbështetje për heronjtë e luftës që përballen me sfida të tilla.

Leave a Reply