Fondi i dyshimtë mund të zotërojë Aeroportin e Vlorës pas kredisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është vendosur si garanci për një marrëveshje financiare mes kompanisë Mabco Constructions S.A.

dhe Delphos Securities SARL, për një vlerë prej 100 milionë dollarësh, marrë nga Behgjet Pacolli. Kjo marrëveshje, e cila është firmosur më 26 mars 2025, ka për qëllim financimin e ndërtimit dhe operimit të aeroportit, si dhe mbulimin e shpenzimeve korporative të projektit.

Për të siguruar kredinë, kërkohet dorëzimi i dokumenteve ligjore dhe licencave përkatëse, si dhe garanci mbi të ardhurat e VIA-s, përfshirë garancitë qeveritare. Marrëveshja parashikon gjithashtu që Vlora International Airport do të bashkëhuajë pas fillimit të projektit, pa nevojën për miratim paraprak nga qeveria shqiptare.

Huadhënësi, Delphos Securities SARL, është një kompani e regjistruar në Luksemburg, dhe njihet se financohet nga Compartment Bernina, një entitet offshore. Bart Turtelboom, i cili ka një histori të lidhur me “Klubin e Parisit” dhe borxhin rus, përfaqëson këtë kompani.

Kontrata në dukje është për financim, por objektivi i saj real duket të jetë kontrolli ekonomik dhe operacional i aeroportit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *