Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në një trajnim të avancuar për qitje në distanca të gjata.
Në një postim në Facebook, FSK njofton se ky trajnim kishte për qëllim përmirësimin e aftësive luftarake të ushtarëve.
“Ky trajnim ka për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake. FSK vazhdon përkushtimin për zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve të saj në nivelin më të lartë”, thuhet tutje në njoftim.

Leave a Reply