Skuadra e Atletico Madridit dhe Real Madridit do të përballen sonte në stadiumin “Alinma” në Arabinë Saudite, në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës, që fillon në orën 20:00.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të sigurojë një vend në finale kundër Barcelonës, e cila mbrëmë triumfoi me rezultat 5-0 ndaj Athletic Bilbaos. Atletico Madrid do të vuajë mungesën e mesfushorit Pablo Barrios, i cili është i dëmtuar.
Ndërkohë, Real Madrid do të jetë pa disa lojtarë kyç, përfshirë Kylian Mbappe, i cili ka probleme me gjurin. Përveç tij, mungesa të rëndësishme për Real Madridin janë edhe Trent Alexander-Arnold, David Alaba, Eder Militao, Daniel Carvajal dhe Brahim Diaz, i cili po merr pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës me Marokun.
Formacionet e dy ekipeve janë zbuluar: Atletico Madrid do të luajë me Oblak, Llorente, Pubill, Hancko, Ruggeri, Baena, Gallagher, Koke, Giuliano, Sorloth dhe Alvarez. Ndërsa Real Madrid do të ketë në fushë Courtois, Valverde, Rudiger, Asencio, Bellingham, Tchouameni, Camavinga, Rodrygo, Gonzalo dhe Vinicius.

Leave a Reply