Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Anglinë në ndeshjen e fundit të grupit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Për Shqipërinë, kjo përballje ka një rëndësi historike pasi tashmë ka siguruar kualifikimin në play-off, një arritje e veçantë për ekipin tonë. Trajneri Sylvinho ka vendosur të mbrojë lojtarët kyç për ndeshjet e ardhshme, duke shmangur rrezikun e ndonjë pezullimi të mundshëm.
Për këtë arsye, Mario Mitaj dhe Julian Shehu nuk do të jenë në formacionin e sotëm, ndërsa Arlind Ajeti dhe Rey Manaj do të qëndrojnë në stol. Formacioni fillestar i Shqipërisë përfshin Thomas Strakoshën si portier, me mbrojtësit Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli dhe Naser Aliji.
Mesfusha do të përbëhet nga Qazim Laçi, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani, ndërsa në sulm do të luajnë Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Nedim Bajrami. Ndërkohë, Anglia do të ketë në formacionin e saj lojtarë si Henderson, Quansah, Rice, dhe Kane.

Leave a Reply