Ambasada e Francës në Kosovë ka shprehur qëndrimin e saj në përvjetorin e dytë të sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Ajo thekson rëndësinë e sjelljes së autorëve përpara drejtësisë. Në mesazhin e saj, ambasada nënvizon: “Dy vjet pas sulmit kriminal në Banjska, që ia mori jetën rreshterit Afrim Bunjakut, mendimet tona janë me familjen e tij”. Po ashtu, Franca përsërit thirrjen për drejtësi: “Franca vazhdon të bëjë thirrje që autorët e këtij sulmi vdekjeprurës të sillen para drejtësisë”.

Leave a Reply