Franca ka reaguar fuqishëm ndaj komenteve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ka theksuar se mbrojtja e Evropës është e pamundur pa ndihmën amerikane.
Këto komente u bënë gjatë një seance në Parlamentin Evropian, ku Rutte iu përgjigj një pyetjeje nga eurodeputeti francez Pierre-Romain Thionnet, që kritikoi idenë e një ushtrie të pavarur evropiane. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, iu përgjigj me vendosmëri: “Evropianët duhet të marrin përgjegjësinë për sigurinë e tyre,” duke theksuar se edhe SHBA-të mbështesin këtë qasje.
Këtij mendimi iu bashkua edhe Muriel Domenech, ish-ambasador i Francës në NATO, e cila vlerësoi se strategjia e mbështetjes tek SHBA-ja është e tejkaluar. Diskutimet mbi rritjen e pavarësisë ushtarake të Evropës vijnë në kohën kur SHBA-ja ka paralajmëruar zvogëlimin e përfshirjes së saj në sigurinë evropiane, duke nxitur vendet evropiane të investojnë më tepër në forcat e tyre.
Ministrja franceze e Mbrojtjes, Catherine Vautrin, theksoi nevojën për një prani më të fuqishme ushtarake evropiane brenda NATO-s, një ide që tani gjen mbështetje edhe nga Gjermania.

Leave a Reply