Banorët e fshatrave Bujan dhe Kraishtë në komunën e Lipjanit po përballen me mungesë totale të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm që prej ditës së djeshme.
Për më shumë se 18 orë, këto komunitete janë lënë pa drita dhe pa ujë, për shkak të defekteve në rrjetin elektrik, jo vetëm brenda fshatrave, por edhe në zonat përreth. Afrim Buja, një nga banorët e Bujanit, shprehu pakënaqësinë e tij në rrjetet sociale, duke e cilësuar situatën si të papërballueshme.
Ai theksoi se fshati është zhytur në terr dhe se banorët po e kanë të pamundur të marrin ndihmë. Nga ana tjetër, banorët e Kraishtës janë të shqetësuar për mungesën e reagimit nga institucionet.
Ata theksojnë se ankesat e tyre nuk po merren parasysh nga autoritetet. Ndërkohë, shumë prej tyre janë të detyruar të kalojnë natën pa ngrohje dhe ndriçim, duke mos pasur mundësi të sigurojnë ujin e nevojshëm për nevojat e përditshme.

Leave a Reply