FSK arrin sukses me medalje argjendi në garë ushtarake të vështirë

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka arritur një arritje të rëndësishme ndërkombëtare duke fituar Medaljen e Argjendtë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol”, organizuar nga Ushtria Britanike.

Në këtë garë sfiduese morën pjesë 118 ekipe, ku 35 prej tyre ishin ndërkombëtare, përfaqësuar nga 33 vende të ndryshme. Ky aktivitet konsiderohet një ndër sfidat më të vështira ushtarake globale, duke testuar aftësitë taktike, operacionet mjekësore dhe ushtarake, menaxhimin e rreziqeve CBRN, kalimin e fushave të minuara, pengesave ujore dhe situatat e rikonicionit dhe burgosjeve.

Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë, që përfaqësoi Kosovën, dëshmoi profesionalizëm të lartë dhe përkushtim, duke reflektuar përgatitjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Çmimet u ndanë nga Gjenerali Sir Roly Walker, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues nga Kosova, përfshirë Kolonel Agron Bajramin dhe Nënkolonel Jaser Mulla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *