FSK-ja dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin profesional

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në Prishtinë gjenerallejtënant Jonathan M.

Stubbs, Drejtor i Ushtrisë së Gardave Kombëtare të SHBA-së, së bashku me delegacionin e tij. Në këtë takim, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të SHBA-së, veçanërisht partneriteti me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke theksuar rëndësinë e saj për zhvillimin profesional dhe modernizimin e FSK-së. Diskutimet përfshinë edhe rolin e Programit të Partneritetit të Përbashkët, i cili shihet si model suksesi në intensifikimin e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërkombëtare.

Në përfundim, të dy gjeneralët theksuan nevojën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së SHBA-së në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *