Gjatë një takimi të mbajtur në një anije të Forcave Detare Britanike, zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral major Enver Cikaqi, u bashkua me liderë ushtarakë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina.
Takimi u organizua nga e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për çështje sigurie dhe mbrojtjeje, si dhe në rolin e iniciativave të përbashkëta për të adresuar sfidat e sigurisë në rajon.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua ndikimit të konfliktit rus në Ukrainë mbi sigurinë evropiane dhe nevojës për koordinim ndërmjet vendeve të rajonit për emergjenca dhe mbështetje ushtarake ndaj autoriteteve civile. Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit pohuan se mbështetja britanike dhe përfshirja aktive në iniciativa rajonale janë vendimtare për të siguruar një Ballkan më të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Leave a Reply