Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses kursin për liderët luftarakë, pjesë e zhvillimit të kapaciteteve në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Ky program ka për qëllim përgatitjen e liderëve të rinj për role udhëheqëse brenda skuadrave. Sipas njoftimit të FSK-së, ky kurs është dizajnuar për të rritur profesionalizmin dhe aftësitë operacionale të pjesëmarrësve.
Trajnimi ofron aftësi praktike dhe njohuri taktike që janë të domosdoshme për operim efektiv në situata sfiduese. Kursi përfshinte zhvillimin e aftësive në vendimmarrje, komunikim, menaxhim të burimeve dhe drejtimin e operacioneve në terren.
Ky trajnim synon jo vetëm përmirësimin e kapaciteteve individuale të ushtarakëve, por edhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi më të larta në strukturat e FSK-së, duke forcuar kështu kapacitetet e përgjithshme operacionale të forcës.

Leave a Reply