FSK përgëzon pjesëtarët e kthyer nga trajnimi në Belize

Njësitë e Operacioneve Speciale, së bashku me Parashutistët e Ushtrisë Britanike, kanë përfunduar një trajnim intensiv në xhunglat tropikale të Belize.

Ky trajnim kishte si synim përforcimin e aftësive për mbijetesë dhe operime taktike në kushte ekstreme. Gjatë stërvitjes, pjesëmarrësit u përballën me sfida të shumta si terren i vështirë dhe klimë e ashpër, që testuan kufijtë e përgatitjes së tyre fizike dhe mendore.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mirëpriti me krenari ushtarët e FSK-së dhe i lavdëroi për suksesin në këtë trajnim sfidues. Aktiviteti jo vetëm që forcoi disiplinën dhe qëndrueshmërinë, por gjithashtu përmirësoi bashkëpunimin mes pjesëtarëve, duke demonstruar aftësitë e tyre për të operuar me profesionalizëm në çdo lloj mjedisi operacional.

Ky trajnim është pjesë e përgatitjeve për operacione në mjedise të vështira dhe komplekse, duke dëshmuar përkushtimin e trupave për të përmbushur çdo sfidë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *