FSK përmirëson pajisjet dhe veshjet për efikasitet më të lartë

Forca e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të pajiset me veshmbathje dhe pajisje të reja, pas mbylljes së suksesshme të një tenderi nga Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga ministri Ejup Maqedonci.

Për këtë projekt, fillimisht ishin parashikuar 217,000 euro, por vlera përfundimtare e kontratës arriti në 275,649.70 euro, e financuar nga buxheti shtetëror. Kontrata është nënshkruar me kompaninë “Sodex Group” Sh.P.K., e cila do të kujdeset për furnizimin me veshmbathje dhe pajisje për nevojat e FSK-së.

Ky proces synon përmirësimin e efikasitetit operacional të forcave, përmes pajisjeve të përzgjedhura bazuar në specifikimet teknike të kërkuara. Kontrata do të jetë e vlefshme për një periudhë prej 36 muajsh, duke ofruar kështu mbështetje të vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës në realizimin e misioneve të saj.

Ky zhvillim pritet të forcojë më tej kapacitetet e FSK-së në përmbushjen e detyrave të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *