Në Kosovë po zhvillohet një tjetër fushatë zgjedhore për herë të katërt gjatë këtij viti, ku partitë politike kërkojnë mbështetje nga votuesit për zgjedhjet e parakohshme.
Pas zgjedhjeve të mëparshme të mbajtura në shkurt dhe nëntor, subjektet politike janë sërish në garë për votat e qytetarëve. Sipas Valmir Elezit, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), fushata për 24 subjektet politike dhe 1,180 kandidatë do të zgjasë nga data 17 deri më 28 dhjetor.
Ai theksoi se në përputhje me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, një ditë para zgjedhjeve nuk do të ketë heshtje zgjedhore. KQZ do të monitorojë aktivitetet e fushatës përmes vëzhguesve në komuna të ndryshme, por nuk do të trajtojë ankesat për shkelje, të cilat janë detyrë e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Ndër ndalesat ligjore përfshihet mosndërhyrja në fushatat e kundërshtarëve dhe ndalimi i dhunës. Kujtojmë se në zgjedhjet e mëparshme, PZAP kishte vendosur gjoba të konsiderueshme për shkelje të Kodit të Mirësjelljes.

Leave a Reply