Kompania CETIS, e njohur për shtypjen e fletëvotimeve në Kosovë, është përfshirë kohët e fundit në një çështje me gabime në numrat serikë të votimeve.
Kjo kompani ka një marrëdhënie të gjatë bashkëpunimi me Martin Berishajn, ambasadorin e Kosovës në Kroaci, i cili po hetohet për lidhje të mundshme me veprimtari të paligjshme në fushën e energjisë në Ballkan dhe për shpërlarje parash. Gazeta “Periskopi” kishte raportuar se Berishaj ka regjistruar një kompani për organizimin e lojërave të fatit në Shqipëri, e cila mban emrin “Nacional Sh.A”.
Sipas dokumenteve të publikuara, Berishaj ka regjistruar këtë kompani në bashkëpunim me CETIS D.D, duke mbajtur vetë 10% të aksioneve.

Leave a Reply