Gani Koci: Përvoja e tij me sfidat në sektorin e shëndetësisë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Bekim Haxhiu Kamishi, me numrin 109, mori pjesë në një tubim të partisë mbrëmë, ku u takua me ish-deputetin dhe bashkëluftëtarin e tij, Gani Koci.

Haxhiu vuri në dukje se Koci, përmes përvojës së tij, ka treguar sfidat e keqqeverisjes në sektorin e shëndetësisë, duke përfshirë pabarazitë në aksesin ndaj terapisë mjekësore dhe kostot e larta të barnave. Pavarësisht problemeve shëndetësore, Gani Koci vazhdon të jetë aktiv në përpjekjet për mbështetje ndaj PDK-së dhe kandidaturës së Bedri Hamzës për kryeministër, shprehu Kamishi në fjalën e tij.

Ai e përshkroi Kocin si një shembull të qëndresës dhe përkushtimit. Në fund, Kamishi i shprehu mirënjohje Kocit për vendosmërinë dhe përkushtimin e tij, duke theksuar se ky është forca e vërtetë e atyre që besojnë.

“Gjithmonë bashkë, gjithmonë fitimtarë,” përfundoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *