Ganimet Shala bëhet shqiptarja e parë në Parlamentin e Lubjanës

Ganimet Shala, e lindur në Pejë dhe e rritur në Lubjanë, po shënon histori si asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e qytetit të Lubjanës, Slloveni.

Ajo përfaqëson një brez mërgimtarësh që kanë arritur të ndërthurin kulturën shqiptare me përvojën evropiane. Karriera e saj filloi në Telekomin e Sllovenisë, ku nga pozita e praktikantes në “call center” arriti të bëhet menaxhere e disa kompanive bijë.

Në dhjetor 2025, Shala do të ketë plot 30 vite stazhi në këtë kompani. Përveç karrierës në sektorin publik, Shala është aktive në jetën shoqërore dhe kulturore të shqiptarëve në Slloveni, duke themeluar Shoqatën e Grave Shqiptare “Teuta” dhe duke qenë kryetare e Unionit të Shoqatave Kulturore Shqiptare.

Në vitin 2022, ajo hyri në politikë si kandidatja e parë shqiptare për deputete në zgjedhjet parlamentare të Sllovenisë. Shala shpreh angazhimin e saj për të përfaqësuar jo vetëm shqiptarët, por të gjithë banorët e Sllovenisë, duke trajtuar çështje si njohja e patentave të Kosovës dhe mundësia për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Përmes punës së saj, ajo synon të ndryshojë perceptimet dhe të fuqizojë gratë shqiptare në diasporë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *