Gashi: VV ka votat, por qeveria mund të mos formohet

Avokati Tomë Gashi është i bindur se Lëvizja Vetëvendosje ka numrin e nevojshëm të deputetëve për të formuar Qeverinë Kurti 3 pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai argumenton se nëse kjo nuk arrihet, presidentja ka mundësinë t’i japë shansin opozitës për të formuar qeverinë. Në rast të një dështimi të dyfishtë, zgjedhjet e parakohshme do të ishin zgjidhja e vetme.

Gashi shprehet se situata aktuale nuk është alarmante, por një proces demokratik kur asnjë forcë politike nuk ka shumicën e qartë. Ai thekson që demokracia parashikon mundësinë e koalicioneve kur asnjë parti nuk fiton më shumë se 50% të votave.

Nëse as pozita dhe as opozita nuk arrijnë të formojnë qeverinë, zgjedhjet e reja do të jenë të pashmangshme për të përcaktuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës mbi drejtimin e ardhshëm të vendit. Duke folur për Expose, Gashi nënvizoi se procesi demokratik duhet të respektohet, pavarësisht pasojave të mundshme të zgjedhjeve të reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *